Live

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 23 gradë Celsius

07:42 / 22 Maj 2025

Nga Kosova Live

Të enjten mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashien të lëvizin ndërmejt 18-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtesi 1-7m/s”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua