Live

Kallas arrin në Kosovë

17:15 / 22 Maj 2025

Nga Kosova Live

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka arritur në Kosovë pas vizitës që pati në Serbi.

Ajo u takuar me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, dhe me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Orav, me anë të një postimi në platformën X, i ka uruar mirëseardhje Kallasit.

“Është një nder të pres Kaja Kallas me rastin e vizitës së saj të parë në Kosovë”, tha Orav.

Shpërndaje në

U Kopjua