Live

Plot 20 herë – Kuvendi kërkon konstituim!

07:51 / 23 Maj 2025

Nga Kosova Live

Për të njëzetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të ulen sot në Kuvend në përpjekje për ta konstituar legjislaturën e re.

Seanca është caktuar të nisë në orën 11:00, pas një serie të gjatë tentativash që kanë përfunduar pa sukses, njofton Klankosova.tv.

Tentativa e fundit, e mbajtur të mërkurën, u ndërpre pasi komisioni për organizimin e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nuk arriti të marrë përkrahjen e nevojshme.

Me 54 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim, propozimi nuk kaloi, duke thelluar edhe më tej ngërçin institucional.

Kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër Avni Dehari, njoftoi se seanca e radhës do të mbahet pikërisht sot, më 23 maj.

Shpërndaje në

U Kopjua