Live

Arbër Vokrri lirohet nga detyra, shkak deklarimet se ndërkombëtarët nxiten trazira në veri

17:21 / 23 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka liruar nga detyruar zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrrin.

Sipas qeverisë, ky vendim vjen pas deklarimeve të djeshme të Vokrrit se diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare kanë nxitur trazia në veri të vendit.

“Ky vendim vjen pas deklarimeve të tij se diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, duke apostrofuar me emër Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, me veprime të tyre kanë nxitur trazira në veri të vendit”, thuhet në vendim, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua