Për të 20 herë, deputetët e zgjedhur do të ulen sot në Kuvend në përpjekje për ta konstituar legjislaturën e re.
Seancat paraprake dështuan me të njëjtën arsye, pasi nuk u votua komisioni rreth votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë me kandidaten e njëjtë për këtë post, e që është Albulena Haxhiu.
Të gjitha zhvillimet rreth seancës së sotme parlamentare mund t’i ndiqni direkt
Haxhiu: Jemi këtu për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu ka qenë e shkurtër në deklarimin e saj para nisjes së seancës së 20-të parlamentare në tentativë për konstituim.
“Jemi këtu për të konstituuar Kuvendin e Kosovës”, tha Haxhiu.