Live

Nis seanca e 20-të për konstituim të Kuvendit, s’pritet rezultat pozitiv

11:20 / 23 Maj 2025

Nga Kosova Live

Ka nisur vazhdimi i seancës së 20-të konstituive e Kuvendit të Kosovës.

VV`ja vazhdon të insistojë që për këtë post është e denjë Albulena Haxhiu, për të cilë s’po i arrin t’i sigurojë numrat.

Partitë e tjera, PDK, LDK e AAK, nuk po e përkrahin, duke thënë se nuk është person unifikues.

Tash e disa seanca VV po bën përpjekje për të formuar Komision për votimin e fshehtë, po ndërrimi i mënyrës së votimit po vlerësohet shkelje e rregullores nga partitë e tjera politike.

Tashmë janë bërë tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, dhe Kosova ende është pa institucionet e saj.

Shpërndaje në

U Kopjua