Live

“Është frymëzim për mua”, “Ka sakrifiku”- Haxhiu e Sveçla “shkrihen” për Kurtin

19:14 / 12 Qershor 2025

Nga Kosova Live

20 vjetori i themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje sot u bë “sebep“ që deputetët Albulena Haxhiu e Xhelal Sveçla të shprehnin ndjenjat për shefin e tyre Albin Kurti. Njëri e quante “frymëzim”, tjetri e qante për sakrificat që sipas tij kishte bë kryetari i partisë.

Gjatë një bisede që organizuan për nder të themelimit të partisë, aty u dha mundësia të shfaqen detaje e kujtime të cilat nuk përmenden shpesh nga VV-ja.

Ministrja në detyrë Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke treguar se si është regjistruar në këtë parti, tha se në fillimet e saj ka qenë sy e veshë ndaj fjalimeve të Albin Kurtit, duke shtuar se për të Kurti është frymëzim.

“Jam anëtarësuar në Vetëvendosje sepse kam besuar në figurën e Albinit. Albini për mua dhe shumë të tjerë ka qenë frymëzim dhe se bindjet e mia për barazi, për vetëvendosje, për drejtësi sociale i ka përfaqësuar edhe Lëvizja Vetëvendosje”, tha mes tjerash Haxhiu.

Ndërkohë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka rrëfyer një sakrificë, jo të atyre si për momentet të çlirimit të vendit, por atë që ata bënin në banesa.

“U përmend që 20 metra ma tutje ka qenë zyrja e parë e Vetëvendosjes. Por në të njëjtën ndërtesë, në katin e katërt ka qenë banesa e Albinit dhe shumë prej diskutimieve tona kanë ndodhë në atë banesë.

Shumë prej diskutimeve kanë ndodhë në atë banesë. Edhe po du me ju tregu një sakrificë të vetë Albinit, i cili vetë joduhanxhi, mos të them anti-duhanxhi, duronte me orë të tana derisa na pinim duhan një mas një, në qat’ dhomën ku majshim takime.

Më kujtohet, kur vendosëm që me i lanë takimet pa duhan, atëherë Hyseni kërkoi me bë pauza çdo 45 minuta, e na prej debatit të nxehtë i lejshim këto pauza çdo tri orë”, tha Sveçla.

Shpërndaje në

U Kopjua