Disa organizata kulturore, sportive dhe rinore në Prizren kanë shprehur pakënaqësi pas ndarjes së subvencioneve nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Ato thonë se mjetet janë të pamjaftueshme ose janë ndarë në mënyrë të padrejtë, ndërsa organizata “EC Ma Ndryshe” ka kritikuar mungesën e transparencës në proces.
Kështu bëri të ditur gazetari korrespondent Nuhi Salihu në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.