Live

Kërkohet ndihmë për gjetjen e Avni Agushit, 77-vjeçarit që u zhduk në Ferizaj

09:05 / 13 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Avni Agushi, një qytetar nga Ferizaj i moshës 77-vjeçare që nga paraditja e së mërkurës ka dalë nga shtëpia dhe ende deri më sot nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Kështu ka bërë të ditur për emisionin “Ora Shtatë” gazetarja korrepsodente, Qliresa Hasani, transmeton Klankosova.tv.

“Familja ka njoftuar institucionet por në të njëjtën kohë ka kërkuar ndihmë edhe nga qytetarët e Ferizajt. Zotëri Avniu kishte pasur edhe probleme shëndetësore, ku mund të ketë nevojë për ndihmë mjekësore. Avniu jeton në Norvegji, por ai ishte për pushim në Kosovë në kohën e zhdukjes së tij”, u shpreh Hasani.

Shpërndaje në

U Kopjua