Live

Lekaj: Angazhimi i Trump për t’u kthyer te kjo temë është shpresëdhënës

21:28 / 15 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se mesazhi i fundit i presidentit amerikan Donald Trump për t’u angazhuar sërish në zgjidhjen e çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dëshmon se ai është i vendosur për paqe.

Duke folur për Klankosova, i njëjti është shprehur se ishte pikërisht gjatë Presidencës së kaluar Trump kur u arrit një dinamikë e re në dialog, përmes rolit aktiv të Shteteve të Bashkuara, që kulmoi me Marrëveshjen e Uashingtonit në vitin 2020.

“Presidenti Trump e dëshmoi atëherë se është i vendosur për paqe, stabilitet dhe zhvillim ekonomik në Ballkan, pa burokraci të tejzgjatur dhe me një qasje të qartë pro-amerikane që u dallua nga pasiviteti i institucioneve evropiane”, ka deklaruar Lekaj.

“Për ne Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë aleati ynë strategjik dhe garancia kryesore e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Angazhimi i Trump për t’u kthyer te kjo temë është shpresëdhënës dhe i mirëpritur, sepse ne besojmë në lidership të qartë, në vendime të guximshme dhe në përkushtim ndaj paqes së qëndrueshme, ku Kosova trajtohet si e barabartë, jo si palë nën presion”, ka thënë Lekaj.

Lekaj shtoi se një qasje e Presidenti Trump, me vendosmëri për t’i dhënë fund dialogut dhe për të garantuar njohjen e Kosovës nga Serbia është e mirëpritur.

Shpërndaje në

U Kopjua