Live

Ekskluzive: Ky është polici i arrestuar për keqtrajtim të qytetarit në Prizren

10:49 / 16 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një zyrtar policor është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, nën dyshimet për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Klankosova.tv ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për zyrtarin policor të Trafikut, Remzi Pulaj.

Pulaj dyshohet se e ka grushtuar një qytetar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, të dielën kur viktima ishte ndaluar nga policia fillimisht për një kundërvajtje në trafik.

Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore përfshirë shikimin e video-incizimeve të kamerave të sigurisë, identifikimin e dëshmitarëve të mundshëm dhe intervistimin e zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast.

Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prizren, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor që ishte përfshirë në këtë incident.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim i rëndë trupor” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra.

Vërejtje: Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje në

U Kopjua