Live

Peci: Të gjithë duhet t’i thirrim arsyes për nevojën për institucione

10:00 / 17 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka deklaruar se Kosova duhet të formojë institucionet sa më parë, duke theksuar se zgjedhjet e 9 shkurtit kanë sjellë besimin më të madh historik për një subjekt politik, të udhëhequr nga Albin Kurti.

Ai shtoi se asnjëherë më parë një personalitet nuk ka marrë një mbështetje kaq të madhe qytetare.

“Kosova duhet t’i themelojë institucionet sa më parë. Një nga arsyet është se në procesin zgjedhor të 9 shkurtit Kosova i ka dhënë besimin më të madh në histori një subjekti politik dhe një koalicion në krye të cilit e ka drejtuar kryeministri në detyrë Albin Kurti”.

”Nuk ka pasur asnjëherë në historinë e Kosovës personalitet që ka marrë besim më të madh qytetar se Albin Kurti me datën 9 shkurt. Të gjithë duhet t’i thirrim arsyes për nevojën që të kemi institucione, që të kemi një qeveri të mandatuar nga Kuvendi dhe të kemi konstituimin e Kuvendit sa më parë”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua