Live

Podujeva do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për dy ditë

09:00 / 19 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Për shkak të disa punimeve teknike, sot dhe nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në qytetin e Podujevës.

Kjo është bërë e ditur një ditë më parë nga Kompaniia Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

“Ju njoftojmë se në qytetin e Podujevës do të ketë punime teknike në gypin fi 450mm punime këto që do e rrisin kapacitetin e furnizimit të qytetit me ujë”.

“Me këtë rast më datë 19 dhe 20 qershor do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00-18:00″, thuhet në postimin e kësaj kompanie në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua