U përfolën disa emra për kandidaturën e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës. Ndër ta ishte Mefail Bajqinovci. Madje, ky i fundit kishte shprehur hapur interesimin dhe gatishmërinë për t’i hyrë kësaj gare.
“Nëse lideri dhe kryesia e partisë vendosin për mua, me kënaqësi e pranoj”, kishte deklaruar ai.
Megjithatë, dje u shuan shpresat për Bajqinovcin. Njeriun që, nëse e shohim në ndonjë takim me Kurtin, gjithmonë janë duke qeshur ‘pa kontroll’ – si në foton më poshtë.

Por, pavarësisht se sa ‘simpatik’ e ka Kurti-Bajqinovcin, i pari nuk ia besoi kandidaturën për kryetar të Prishtinës. Ai zgjodhi Hajrullah Çekun.
Ky zyrtarizim, u mirëprit nga shumë eksponentë të LVV-së, ku pati reagime të shumta në përkrahje të Çekut me postime si “Hajra për Prishtinën”.