Live

Banorët e Nerodimës në hall me aksidentet, kërkojnë vendosjen urgjente të pengesave rrugore

08:38 / 20 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Banorët e fshatit Nerodimë e Epërme në komunën e Ferizajt po përballen me një situatë shqetësuese për shkak të numrit të madh të aksidenteve që po ndodhin në rrugët e këtij fshati.

Sipas tyre, mungesa e pengesave rrugore dhe mosrespektimi i shpejtësisë nga drejtuesit e automjeteve po e kthejnë këtë rrugë në një rrezik të përditshëm për jetën e qytetarëve, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.

Banorët kanë kërkuar me ngulm nga Komuna e Ferizajt dhe institucionet përgjegjëse që të marrin masa të menjëhershme dhe të vendosin pengesat e premtuara që do të ndihmonin në uljen e shpejtësisë dhe parandalimin e aksidenteve.

Shpërndaje në

U Kopjua