Live

Raportohet se kanë rënë të gjitha blloqet, aktualisht zero prodhim të energjisë elektrike nga KEK`u

12:31 / 20 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Gazeta Infokus ka siguruar informacione ekskluzive se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), aktualisht është në kolaps të plotë në prodhim të energjisë elektrike.

Korporata tashme i ka njoftuar akterët e tjerë në këtë sektor se për ditën e shtunë, do të jetë zero prodhimi i energjisë elektrike nga blloqet e termocentraleve të KEK-ut. Pra ka nominuar zero megavat energji elektrike për rrjetin e furnizimit, një zhvillim i pashembullt në historinë e pasluftës.

Ky informacion, edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, vjen nga burime të sigurta brenda KEK-ut dhe KOSTT-it, të cilat sinjalizojnë për një situatë alarmante në sistemin energjetik të vendit.

Sipas këtyre burimeve, nominimi ditor 24-orësh, që zakonisht njofton distributorin dhe akterët e tjerë të sektorit të energjisë për prodhimin e pritshëm nga KEK-u, është zero, çka nënkupton se për të mbuluar konsumin e ditës Kosova do të mbështetet tërësisht nga import.

Kjo situatë, me zero prodhim të energjisë elektrike nga Termocentralet ndodh për herë të parë në 25 vite pas luftës. Ekspertë të fushës që kanë punuar për dekada në KEK, të kontaktuar nga Infokusi, kanë pohuar se një situatë e tillë nuk e mbajnë mend të këtë ndodhur ndonjëherë, të paktën jo në këto 25 vitet e pasluftës.

“Ka pasur defekte të përkohshme, mirëmbajtje apo ndërprerje të një ose edhe dy tre blloqeve, por kurrë në histori nuk ka ndodhur që të jenë jashtë funksionit të gjitha njësitë prodhuese të Termocentraleve, në të njëjtën kohë”, – thekson një inxhinier i lartë, ish-menaxher teknik në KEK.

Kjo gjendje nuk është rastësi, por rezultat i një degradimi të vazhdueshëm institucional dhe menaxherial. Gjatë katër viteve të fundit, KEK-u është përfshirë në skandale të shumta, dështime teknike dhe rrënim të besueshmërisë publike.

Pavarësisht këtij raportimi, KEK ka njoftuar se është kthyer në operim A3

Shpërndaje në

U Kopjua