Live

“Gabimi” i Kurtit në organizimin e ditës së egjiptianëve, deputeti Berisha e bën “horë” – VIDEO

19:47 / 20 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, ka marrë pjesë sot në një organizim të Qeverisë së Kosovës për shënimin e Ditës së Komunitetit Egjiptian.

Gjatë fjalës së tij, ai ka korrigjuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke i kujtuar se Dita e Komunitetit Egjiptian është e shënuar për 24 qershor dhe jo për sot, siç ishte paraqitur në organizimin e Qeverisë.

Berisha e ka krahasuar këtë ngatërrim me festimin e 28 nëntorit në datën 24 nëntor, duke theksuar se ky është një gabim serioz.

Ai gjithashtu ka kritikuar Kurtin për mungesën e emblemës së Komunitetit Egjiptian, dhe në një gjest simbolik ia ka dhuruar kryeministrit një emblemë të komunitetit gjatë ngjarjes.

Shpërndaje në

U Kopjua