Live

Moti sot me diell, temperaturat arrijnë në 27 gradë

08:09 / 21 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Moti për sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 27 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1- 3m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua