Live

Tentuan të vidhnin në një shtëpi, arrestohen tre persona në Mitrovicë të veriut

12:44 / 22 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Janë arrestuar tre persona në Mitrovicë të veriut pasi të njëjtit dyshohet se kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një shtëpi.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, të shtunën.

“Mitrovicë Veri 21.06.2025-22:30. Janë arrestuar tre të dyshuar m/k pasi që të njëjtit kanë tentuar të kryejnë vjedhje në shtëpinë e ankuesit m/k. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton PK. 

Shpërndaje në

U Kopjua