Përfituesi i grantit 100 mijë eurosh nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë që është në kuadër të Ministrisë që drejton Peci, ka reaguar pas raportimit të Periskopit, se i njëjti ka lidhje familjare me Pecin.
Shkëlzen Xhaferi, i cili është njëheri edhe nënkryetar i LDK’së në Vushtrri, përmes biznesit të regjistruar me emër të babait të tij, ka përfituar grant 100 mijë eurosh nga AZHB.
I njëjti, përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, i ka quajtur “sulme” ndaj tij dhe familjes së tij, raportimin rreth këtij granti – gjë që ne si medium absolutisht nuk e konsiderojmë si të tillë, meqenëse lajmi është i bashkangjitur me dokumente [marrur nga lista e përfituesve të granteve nga AZHB] dhe foto.
Xhaferi në reagimin e tij thotë se “granti për të cilin po flitet është fituar përmes një ankese” (gjë që e dëshmon edhe përmes një fotoje).
Tutje, i njëjti thotë se nuk ekziston asnjë lidhje familjare me Faton Pecin, ku shton se “fotoja që po qarkullon (Foto 3) është nga një aktivitet politik, përvjetori i LDK-së në Vushtrri, në vitin 2017”.
Më poshtë keni reagimin e Shkëlzen Xhaferit në Facebook:
Kosovalive merr vesh nga burime të sigurta se, Faton Pecin, baba i Shkëlzenit – Shemsiu – i ka dajë të babgjyshit.
Përvec kësaj, një shoqëri mjaft e ngushtë mes palëve shihet edhe në bazë të fotografive të tjera të publikuara në artikullin paraprak – ku Shkëlzeni ia uron ditëlindjen Pecit, duke e quajtur mik.




Andaj Kosovalive si medium i pavarur, përpiqet të raportojë me drejtësi dhe profesionalizëm – duke u mbështetur në burime të besueshme dhe standarde të larta etike të gazetarisë – siç është edhe raportimi i fundit (shto këtu reagimin e palës tjetër). I sigurojmë lexuesit tanë që qëllimi ynë është të ofrojmë informacion të verifikuar dhe të paanshëm.