Live

Policia gjen drogë në dy raste të ndara në Istog

10:50 / 25 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Në qytetin e Istogut, policia kapi drogë në dy raste të ndara.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit në një objekt, janë gjetur 17 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 4 gramë.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në procedural hetimore”, thotë policia në raport.

Edhe në rastin e dytë janë kryer kontrolle në një objekt ku është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 3.2 gramë.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, shton më tej policia, njofton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua