Live

Nis seanca e (dështuar) e 37-të

11:32 / 25 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Ka nisur me vonesë seanca e 37-të e Kuvendit të Kosovës, e cila për pak minuta pritet të dështojë sërish.

Kjo pasi tash e disa javë, deputetët e partive të tjera nuk e votojnë komisionin për votim të fshehtë, njofton Klankosova.tv.

Partitë e tjera jo vetëm që janë shprehur kundër ndryshimit të procedurës së votimit, por nuk kanë propozuar as anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë.

Shpërndaje në

U Kopjua