Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ka njoftuar se së bashku me përfaqësuesit e tjerë të sektorit privat, i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, në me zhvillimet e fundit globale që parashikojnë rritje të çmimit të energjisë elektrike.
OEK përmes një njoftimi për media ka kërkuar qe Qeveria e Kosovës të merr veprime për mbështetje për sektorin privat.
“Duke pasur parasysh se shumë qeveri të shteteve evropiane tashmë kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për të mbrojtur ekonomitë e tyre përmes subvencioneve dhe mbështetjes direkte për bizneset, kërkojmë që edhe Qeveria e Kosovës të ndjekë këtë shembull dhe të ndërmarrë veprime konkrete në mbështetje të sektorit privat”, thuhet në njoftim.
OEK po ashtu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’i kërkoj ZRrE-së anulimin e vendimit për daljen në treg të lirë.
“Në këtë kontekst, Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës të subvencionojë sektorin privat dhe të kërkojë nga ZRrE anulimin e vendimit për daljen në tregun e lirë të energjisë, me qëllim të mbrojtjes së prodhimit vendor, bizneseve, qytetarëve dhe ekonomisë së vendit”, thuhet në njoftim.