Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet i kësaj partie, Enver Hoxhaj, në emisionin Rubikon ka thënë se e mbështet një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai nuk komentoi nëse do ta mbështeste një koalicion të tillë edhe me Albin Kurtin kryeministër.
“Nuk dua të lëshohem në një skenar të tillë, me Kurtin kryeministër apo me Bedri Hamzën kryeministër? Natyrisht se ne do ta pranonm me çdo kusht që Bedriu të jetë kryeministër, por këto janë tema që do t’i zgjidhim kur të ulemi në tavolinë”, tha Hoxhaj.
Derisa, situatën në Kuvendin e Kosovës e ka quajtur “Krizë shtetërore”.
Sot për herën e 37-të ka dështuar të konstituohet Kuvendi i Kosovës.