Live

Kurti mirëpret marrëveshjen për Tribunalin Special të Ukrainës: S’mund të ketë pandëshkueshmëri

12:19 / 26 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur marrëveshjen historike mes Ukrainës dhe Këshillit të Evropës për themelimin e një Tribunali Special që do të trajtojë krimin e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti ka theksuar se kjo është një ditë e rëndësishme për drejtësinë ndërkombëtare dhe një hap i madh përpara në luftën kundër pandëshkueshmërisë.

“Këshilli i Evropës dërgon një mesazh të qartë: sundimi i ligjit do të mbizotërojë mbi agresionin. Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se Kosova e mirëpret këtë hap dhe qëndron në përkrahje të përpjekjeve të Ukrainës për të siguruar drejtësi për viktimat dhe për të ndëshkuar përgjegjësit për agresionin.

Shpërndaje në

U Kopjua