Live

Bajrami s’ndalet, tash ia përmend Muratit mikun e Kurtit – Martin Berishaj sot në Prokurorinë Speciale

16:14 / 26 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Deputetja Hykmete Bajrami sërish i ka reaguar ashpër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit, i cili paraprakisht akuzoi LDK-në se pa PDK-në e Listën Serbe “s’vijnë në koalicion”.

Pas kësaj deklarate, Bajrami ia përmendi Muratit, Martin Berishajn i cili sot është intervistuar në Prokurorinë Speciale.

Mafia energjetike është elefanti në dhomë – mos u fshih pas PDK-së, Listës Serbe dhe mashtrimeve për koalicione. Qytetarët duan përgjigje, jo prralla. Ti nuk u përgjigje për monopolizimin e linjave të transmetimit të energjisë nga EFT-ja e Vuk Hamoviqit gjatë qeverisjes suaj. Konsultoje mikun e deputetit Kurti, z. Martin Berishajn se sot kish ardhë për ”vizitë” në Prishtinë”, ka shkruar ndër të tjera deputetja.

Shpërndaje në

U Kopjua