Live

Qenaj për bullizmin ndaj fëmijëve: Psikologët shkollorë e programet parandaluese janë thelbësore

20:44 / 26 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Ndikimi i bullizmit në aspektin psikologjik, sipas psikologes Antigona Qenaj është thellësishtnegativ, veçanërisht në periudhën e zhvillimit emocional dhe social të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Ajo u shpreh se bullizmi çon në ulje të vetëvlerësimit, në izolim social si dhe në ankth e depresion.

Qenaj për Klankosova.tv foli edhe për pasojat e bullizmit, duke thënë se mund të lërë pasoja afatgjata në formimin e identitetit dhe mirëqenien psikologjike të fëmijës.

Në lidhje me këtë çështje ajo u shpreh se psikologët shkollorë dhe programet parandaluese janë thelbësore.

“Është jetike që shkollat, familjet dhe shoqëria të punojnë së bashku për të ndërtuar një mjedis të sigurt, të mbështetur në respekt, empati dhe komunikim të hapur”.

“Psikologët shkollorë, edukimi emocional dhe programet parandaluese janë thelbësore në këtë proces”, u shpreh tutje ajo për Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua