Të shtëna armësh janë raportuar mesnatën e së enjtes në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë.
Policia në raportin 24 orësh të saj njofton se është duke e hetuar rastin, njofton Klankosova.tv.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar tetë gëzhoja”.
“Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale, ndërsa lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”.