Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, para se të nis seanca e 38-të në përpjekje për konstituimin e Kuvendit, ka ftuar në konsultim përfaqësuesit e partive politike para nisjes së seancës, transmeton Klankosova.tv
“Para se të fillojmë, pas aktgjykimit të Kushtetueses, e shoh të nevojshme një konsultim paraprak”, tha Dehari.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se deputetët janë të detyruar ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, më së largu deri më 26 korrik.