Live

Gruda për aktgjykimin e Gjykatës: Seancat dhe votimi i fshehtë ishin në shkelje të Kushtetutës

12:23 / 27 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i betuar i Partisë Demokratike të Kosovës , Përparim Gruda ka folur në lidhje m aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se në aty precizohet që seancat që janë mbajtur kanë qenë në shkelje të Kushtetutës.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në mënyrë prezice në dispozitiv të tij thotë se seancat e zhvilluara deri sot kanë qenë në shkelje të Kushtetutës, këto seanca deri sot ju e dini që i ka drejtuar Avni Dehari, Lëvizja Vetëvendosje”, tha ai.

Gruda njëjtë u shpreh edhe për votimin e fshehtë, duke thënë se Kushtetuesja e ka shpallur jokushtetues.

“Mund të konstatojmë se gjithçka që ka ndodhur deri sot Gjykata Kushtetuese e ka konsideruar si shkelje kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosjes”.

“Për sa i takon votimit të fshehtë, Gjykata Kushtetuese e ka shpallur jokushtetues dhe e ka sqaruar në mënyrë shumë të saktë”, është shprehur ai.

Shpërndaje në

U Kopjua