Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar sot 350 rekrutë të rinj.
Ceremonia e betimit për ushtarët e rinj të gjeneratës 02/2025 u mbajt në Ferizaj, në Sallën e Sporteve “Bill Klinton”, duke filluar nga ora 10:00, njofton Klankosova.tv.
Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, i uroi rekrutët për diplomimin, duke u siguruar që gjithmonë do të kenë përkrahjen e popullit, shtetit, qeverisë dhe e tij, si dhe falënderoi familjarët e rekrutëve të pranishëm aty për mbështetjen që u kanë ofruar./Klankosova.tv.
