Live

“Nga 350 uniforma, një zë i vetëm: për Kosovën!”, thotë Osmani pas betimit të rekrutëve të FSK-së

14:05 / 27 Qershor 2025

Nga Kosova Live

350 rekrutë i janë shtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) . Ata janë betuar në një ceremoni të mbajtur sot në Ferziaj

Për betimin e tyre ka folur edhe presidentja Vjosa Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Ajo në një postim në Facebook të cilit ia ka bashkëngjitur edhe fotografitë nga kjo ceremoni ka shkruar se ushtria e Kosovës po rritet me guxim.

“Nga 350 uniforma, një zë i vetëm: për Kosovën! Ushtria jonë rritet me guxim, ndërsa Kosova ecën përpara me krenari!”, ka shkruar Osmani.

Shpërndaje në

U Kopjua