Live

Policia e konfirmon gjuajtjen me armë në Prishtinë, nuk ka të lënduar

21:06 / 27 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një incident ka ndodhur para pak minutash në lagjen “Bregu i Diellit” të Prishtinës, ku banorët aty kanë dëgjuar të shtënat me armë.

Rastin për Periskopin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 17:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.

Shpërndaje në

U Kopjua