Live

Prishtinë: Burri rrah të miturin pas një mosmarrëveshje në trafik

09:15 / 28 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një burrë është arrestuar në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht një të mitur.

Rasti raportohet të ketë ndodhur mbrëmë, pas një mosmarrëveshje në trafik, transmeton Klankosova.tv.

Policia ka bërë të ditur se viktimës i është ofruar trajtimi mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje në trafik ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-i mitur, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua