Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ushtronte dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se burri këto akte i ka kryer në mënyrë të vazhdueshme për motive xhelozie, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me rastin është informuar prokurori, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i viktimës, dyshohet për motive xhelozie, në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhe ushtron dhunë psikike e fizike ndaj saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.