Live

Historiani Buxhovi: Kosovës i mungon Rugova (VIDEO)

08:11 / 29 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Të shtunën në emisionin “Info Magazine”, historiani Jusuf Buxhovi deklaroi se figura e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova mungon dukshëm në Kosovë.

Ai shtoi se Kosova tani nuk ka një figurë unifikuese si Rugova, transmeton Klankosova.tv.

“Gjithsesi mungon Rugova, mungesa e tij është shumë më e dukshme. Spektri politik i Kosovës sot po shihet prej sjelljes së këtyre tre apo katër muajve se më nuk e kanë interesin e shtetit, e kanë interesin për pushtet të vetit, dhe pushteti i tyre mund të shikohet se prodhon interesa personale, të klaneve, të grupeve dhe të oligarkëve, e të tjera”.

“Andaj, po të ishte një figurë politike dhe unifikuese si Rugova nuk do të kishim këtë gjendje, por për fat të keq ne sot e kemi. Po i kthehem asaj që e thotë Gjergj Fishta: ‘Shqiptarët po sillen si pleshtat’. Faktikisht, ajo logjika e parlamentit të Kosovës dhe e spektrit politikë është logjikë e pleshtave. Kjo do t’i kushtojë Kosovës shumë, ashtu ka filluar t’i kushtojë sepse ne prej një vendi që kishim aleatë të cilët kanë hedhur bomba, tani kemi sanksione”, ka thënë Buxhovi.

Shpërndaje në

U Kopjua