Live

Plagosi një qen, arrestohet e më pas lirohet i dyshuari

10:05 / 29 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Në Graboc të Pejës një person është arrestuar pasi i njëti kishte shtënë me armë dhe kishte plagosur një qen.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se i dyshuri është sekuestruar një pushkë ajrore.

Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Graboc, Pejë  28.06.2025 – 18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte shtënë me armë duke e plagosur qenin e ankuesit. Nga i dyshuari është sekuestruar një pushkë ajrore. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK. 

Shpërndaje në

U Kopjua