Live

Çitaku komenton takimin e liderëve politikë: Kurti s’ofroi asgjë, pos që t’i nënshtrohemi vullnetit të tij

10:47 / 29 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar takimin e thirrur të kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit me liderët e partive tjera politike.

Përmes një postimi në facebook, Çitaku thotë se në takimin e së shtunës, Kurti nuk ofroi as marrëveshje, as kompromis, as reflektim e as zgjidhje, transmeton Klankosova.tv.

“Sipas logjikës së Albin Kurtit, mjafton një takim që nënshtrimi dhe diktati të maskohen si kompromis. Në takimin me liderët politikë, Albin Kurti nuk ofroi as marrëveshje, as kompromis. Nuk ofroi as reflektim, as zgjidhje”, thuhet në postimin e deputetes së betuar të PDK-së.

Ajo shton se Kurti kërkoi vetëm një gjë, e që sipas saj është t’i nënshtrohen vullnetit të tij.

“Na kërkoi vetëm një gjë: t’i nënshtrohemi vullnetit të tij. Pa kushte. Pa debat. Pa demokraci. Kaq”, ka shkruar Çitaku.

Shpërndaje në

U Kopjua