Live

Brahimaj: Interpretimi i Kurtit për Kushtetuesen është mashtrim, po i zbulohen këmbët

11:19 / 29 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mashtrim publik dhe keqinterpretim të qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit.

Brahimaj theksoi se interpretimi i dhënë nga Kurti nuk përfaqëson realitetin ligjor, dhe se sipas tij, të gjitha partitë dhe mediat e kanë kuptuar qartë vendimin e Kushtetueses.

“Gjykata Kushtetuese e ka thënë shumë thjesht, nuk është vetëm qëndrim i Aleancës, por edhe mediat edhe gjitha partitë – e jo si e interpreton Kurti. Është një pabesi e tij edhe mashtrimit të tij po i zbulohen këmbët nga të gjithë,” tha Brahimaj.

Shpërndaje në

U Kopjua