Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, në seancën e sotme ka dalur në foltoren e Kuvendit.
Ajo deputetët e VV-së dhe kryesuesin Avni Dehari, i ka quajtur abuzues të Kushtetutës.
“Abuzues dhe shkelës të Kushtetutës. Marre ju qoftë”, deklaroi ajo.
Por, kryesuesi Avni Dehari, ia ndërpreu fjalën asaj.
Sot, deputetët e opozitës u shfaqën më të ashpër në reagimin e tyre karshi veprimeve të udhëheqësit të seancën.