Live

Tre të lënduar në një aksident në Dubravë të Istogut

21:00 / 29 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Dubravë të Istogut.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.

Ai gjithashtu njoftoi se tre të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 17:50, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur ne fshatin Dubravë- Istog, në këtë aksident ishin të involvuara  3 vetura dhe si pasojë  3 (tre) persona kanë pësuar lendime trupore të njëjtit janë dërguar me autoambulancë në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, thuhet tutje në konfirmim.

Shpërndaje në

U Kopjua