Live

Lot krokodili nga Hekuran Murati për Prishtinën: Albin Kurti dhe Qeveria e tij kurrë nuk rishikuan buxhetin që 5 vjet

13:21 / 30 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka vazhduar të hedh akuza ndaj opozitës edhe sa i përket Ligjit të Buxhetit.

Murati përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për shkak se opozita po e bllokon konstituimin e Kuvendit, sipas tij, ka mbetur pezull edhe ndryshim plotësimi i Ligjit të Buxhetit, që do të përfshinte buxhetet e tri komunave të cilat ishin vonuar në miratimin e buxheteve komunale sipas afateve ligjore.

“Për shkak se opozita po e bllokon konstituimin e Kuvendit, ka mbetur pezull edhe ndryshim plotësimi i Ligjit të Buxhetit, që do të përfshinte buxhetet e tri komunave të cilat ishin vonuar në miratimin e buxheteve komunale sipas afateve ligjore – pra buxhetet komunale janë miratuar në asambletë përkatëse tek pas votimit të Ligjit të Buxhetit në Kuvend dhe kësisoj ato buxhete ende nuk janë në fuqi”, shkroi ai.

Tutje, Murati thotë se me miratimin e buxhetit është vonuar edhe Prishtina, duke iu kapur kësisoj, Përparim Ramës.

Megjithatë, ministri në detyrë, si duket ka harruar se rishikimi i buxhetit nuk është bërë tash e 5 vjet, kur në krye është Qeveria Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua