Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka treguar se nesër në Shkup do të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Ajo tha se plani është përmirësimi i jetës në gjithë rajonin.
Në samit do të jetë edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
“Mezi pres të jem në Shkup për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor”, tha ajo, teksa falënderoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Mickoski për organizimin e samitit.
“Plani ynë i Rritjes tashmë po përmirëson jetën në të gjithë rajonin, por ne mund të bëjmë më shumë! Nesër do të ketë të bëjë me ofrimin e më shumë dhe më shpejt”, tha ajo.
