Zhvillime interesante po ndodhin në Partinë Demokratike të Kosovës në Drenas, në prag të zgjedhjeve lokale.
Atje, pos kryetarit aktual të Komunës, Ramiz Lladrovcit, pretendime kanë shfaqur edhe figura të tjera të kësaj partie në këtë qytet.
Njëri prej tyre është edhe Sejdi Hoxha, e po ashtu për të garuar për të garuar për të parin e Drenasin ambicie ka shfaqur edhe Petrit Hajdari.
Por, Lladrovci ka deklaruar se s’ka kush që e heq nga PDK-ja dhe sipas tij kjo parti në Drenas identifikohet me figurën e tij.
Ai po ashtu ka treguar se është hatruar edhe me Sami Lushtakun, i cili sipas Lladrovcit po tenton që nga Skenderaj ta udhëheq edhe Drenasin.