Rajoni i Pejës u karakterizua me një sërë ngjarjesh ditën e djeshme.
I riu Mirzatin Berani, vdiq në QKUK si pasojë e një aksidenti që ndodhi ditë më parë në qytetin e Pejës.
Atij iu dha lamtumira ditën e djeshme në varrezat e qytetit, njofton Klankosova.tv.
Dje po ashtu u mbajt edhe seanca gjyqësore ndaj policit Argjend Kastrati, i cili akuzohet për shkaktimin e aksidentit në Qyshk të Pejës, ku humbi jetën e reja Zana Gjevukaj.
Po ashtu një rast i cili bëri bujë të madhe në opinion është edhe rrahje e një qytetari nga policia në Klinë.