Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se kryesuesi i seancës, Avni Dehari dhe Lëvizja Vetëvendosje po e shkelin Kushtetutën.
“Fatkeqësisht edhe sot me vetëdije të plotë, Dehari lëvizja Vetëvendosje po e shkelin Kushtetutën. I bëjmë thirrje edhe njëherë Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë, të kthehemi në sallë pasnesër, t’’i kthehemi rendit të ditës , të konstituojmë Kuvendin dhe të bëjmë punën tonë”.
Duke komentuar dështimin e seancës së 40-të me radhë ku zgjati edhe sot dy minuta ajo tha se kjo është e turpshme, njofton Klankosova.tv
“Ne qëndruam simbolikisht në sallë edhe herën e kaluar edhe sot më gjatë sepse është e turpshme të rrimë këtu 2 minuta dhe të largohemi sikur mos të ndodh asgjë”, shtoi ajo..