Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 35-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, duke e cilësuar si momentin kur u hodhën themelet e Republikës së Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook, tha se edhe pse të rrethuar nga tytat e ish-Jugosllavisë, delegatët shqiptarë vepruan me guxim dhe vizion për ta kërkuar legjitimen: të drejtën për ekzistencë dhe barazi, njofton Klankosova.tv.
“Fillet e Republikës së Kosovës janë nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut. Ishin shkëndijat e para se Kosova nuk kishte rrugë tjetër, përpos asaj të mëvetësisë.
Sot, me nder dhe krenari, kujtojmë të gjithë atë kastë brilante që nuk u drodhën duart të nënshkruajnë atë deklaratë në rrethana skajshmërisht të tensionuara.
Mirënjohje të gjithë brezave nga të gjitha trojet që guxuan për Kosovën”, u shpreh tutje Haradinaj.