Live

Takimi Osmani-Pratipatti s’lidhet me takimet e liderëve partiakë që ka ftuar Presidentja

12:53 / 02 Korrik 2025

Nga Kosova Live

E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka shkuar në Presidencë për një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Takimi i saj vjen pas atij që Osmani pati me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, takim që presidentja e ftoi për krizën në Kuvend.

Megjithatë, shkuarja e Prattipatit në Presidencë nuk lidhet me takimet e liderëve partiakë që ka ftuar Osmani, raporton Gazeta Express.

Prattipati u pa bashkë me disa zyrtarë të tjerë të ambasadës duke hyrë në Presidencë.

Shpërndaje në

U Kopjua