Live

Krasniqi: PDK e ka gati lëndën për shkeljet e qëllimshme Kushtetuese të dy seancave të kaluara

15:02 / 02 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në deklarimin e tij pas takimit me presidenten Vjosa Osmani tha se e kanë lëndën për shkeljet Kushtetuese të dy seancave të kaluara.

Krasniqi u shpreh se këto shkelje ishin të qëllimshme dhe sipas tij, e njëjta gjë mund të ndodh edhe nesër, nëse nuk ndryshon qasje e kryesuesit të seancës.

“Partia Demokratike e Kosovës tashmë e ka lëndën gati për shkeljet Kushtetuese të cilat janë bërë në mënyrë të qëllimshme dhe të vetëdijshme në dy seancat e kaluara që mund të ndodh përsëri nesër nëse nuk ndërron qasja e kryesuesit të seancës dhe grupit më të madh parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh Krasniqi.

Shpërndaje në

U Kopjua