Live

Vetaksident në magjistralen Klinë-Prishtinë

16:29 / 02 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një vetaksident ka ndodhur në fshatin “Stapanicë” në magjistralen Klinë-Prishtinë.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zyrtare për informim dhe marrëdhënie me publikun, e cila tha se rasti është në fazën fillestare të hetimeve.

“Sot me datë 2 korrik 2025 përmes rrjeteve sociale kemi pranuar një informatë që lidhet me një vetaksident në fshatin “Stapanicë” në magjistralen Klinë-Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

“Aktualisht rasti është në fazën fillestare të hetimeve me qëllim të identifikimit të automjetit dhe personit përgjegjës në menyrë që të merren masat e nevojshme ligjore”, thuhet tutje në konfirmim.

Shpërndaje në

U Kopjua